Pushimet mbaruan. Zilja e parë ftoi 345 mijë nxënës në të gjithë vendin në shkollë të hënën e këtij 8 shtator.

Të kujdesur për veshjen, me lule në duar, më të vegjlit të shoqëruar nga prindërit dhe gjyshërit. Kështu nisi dita e parë e shkollës.

Më i veçantë ky moment është për vogëlushët e klasës së parë. Rreth 26.500 nxënës u ulën këtë të hënë për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur rrugëtimin më të rëndësishëm në jetë, atë drejt dijes.

Ndarja me prindërit nuk është përjetim i njëjtë për të gjithë.

Mësuese Gentiana Gamo, emocionet e ditës së parë të shkollës i përjeton prej 20 vitesh. këtë vit ajo nis rrugëtimin e ri me nxënësit e klasës së parë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *