Viti i Shenjtë Katolik i njohur si Jubile, ka nisur zyrtarisht edhe në Shqipëri. Nga busti i Papa Françeskut në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, besimtarë të shumtë shtegtuan drejt katedrales se Shën Palit.
Mesha për hapjen e vitit jubilar në Arqidioqezën Tiranë-Durrës u mbaj nga imzot Arjan Dodaj, i cili tha se viti jubilar është koha e transformimit nga lufta në paqe, nga konflikti në pajtim.
Arjan Dodaj: Ta jetojmë me sa më shumë entuziasëm këtë vit jubilar në familjet tona, per të ndërtuar ura dialogu, për të shembur muret e mosmarrëveshjes.
Besimtarët katolikë shpresojnë. Mes tyre ka edhe të huaj që prej vitesh jetojnë në Shqipëri.
Në traditën katolike, viti jubilar që zakonisht ndodh çdo 25 vjet është një kohë e shenjtë reflektimi, faljeje dhe rilindjeje shpirtërore.
Viti i Shenjtë Katolik nisi nga Papa Françesku me hapjen e “Derës së Shenjtë” të Bazilikës së Shën Pjetrit në prag të Krishtlindjes.
Komente