Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot takimet me ministrat. Mëngjesin e sotëm kryesocialisti është takuar me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla në Kryeministri. ABC Neës mëson se në këtë takim kanë qene gjithashtu të pranishëm edhe zvkryeministrja Albana Koçiu, ministri i shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo dhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili

Takimi vjen një ditë pas prezantimit të referendumit, ndërsa mësohet se fokusi ka qene strategjia e komunikimit me qytetarët.

Ndërkohë Rama ka thirrur momentalisht ne vilen qeveritare 30 ne ish bllok ministren e ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe institucionet vartëse

Epiqendra e këtij takimi konsiston në punën e bërë në çdo sektor dhe fokuset për çështjet e ardhshme.

Ekonomia mbetet një prej sektorëve delikat duke patur parasysh këtu edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, dhe krizën e naftës ku vetëm pak ditë më parë qeveria miratoi ngritjen e bordit te transparencës për monitorimin e tregut me qëllim shmangien e rasteve abuzive.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *