Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pas të shtënave me armë zjarri në Vaun e Dejës.
I plagosuri është Emiljano Zefi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
I riu ka marrë një plumb në kofshë, por duke qenë se lidhet me artieren nuk ka shumë siguri për jetën.
Policia e Shkodrës thotë po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
UPDATED:
Të dhënat e para nga ngjarja e ndodhur sot në mbrëmje në Vaun e Dejës, bëjnë me dije se i riu i plagosur është në profesion polic ushtarak.
Atentatori dyshohet të jetë kushëriri i tij, Pashkë Gjoni, i cili është shpallur në kërkim.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa i lënduari gjendet në spitalin e traumës në gjendje të rëndë, pasi është qëlluar në arterie.
/Veritas.com.al/