(FOTO: 24 vjeçari Benson)

Një 24 vjeçar në Ohio u arrestua pasi kishte kërcënuar për vrasje Donald Trump të mërkurrën pas zgjedhjes së Trump si president i Shteteve të Bashkuara.

Zachary Benson kishte shkruar në  Twitter:

“Qëllimi i jetës sime është të vras Donald Trump. S’ka rëndësi nëse më ndëshkojnë me maksimumin e dënimit. Kjo ia vlen që të mos ekzistoj më”.

Pasi  Benson u arrestua,  kërkoi “shumë falje” dhe tha se po shikonte atmosferën e zgjedhjeve kur e shkroi dhe e postoi mesazhin e tij.

Në raportin për arresimin e tij, thuhet:

“Benson tha se e dinte që “shkoi shumë larg” me atë postim; dhe sapo u zgjua të nesërmen në mëngjes e fshiu postimin menjëherë nga faqja e tij, Twitter

“Benson iassnjëherë nuk ka tentuar të dëmtojë dikë dhe nuk donte të ndodhte kurrë gjë te  Donald Trump”.

/Veritas.com.al/