Një shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi në Udine, Itali, ku Dritan Sulollari masakroi me thikë bashkëshorten Migena Këllezi.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti.
Një krim ‘i papranueshëm’ e ka cilësuar ministri Minniti, i cili foli para Komisionit Parlamentar të Hetimit për Vrasjen e Grave deklaroi:
“Sot në Gradisca d’Isonzo një burrë vrau me thikë gruan në sy të fëmijës 8-vjeçar.
Jemi përballë një fenomeni veçanërisht shqetësues dhe të papranueshëm.
Nga akte të tillë dhune është në lojë civilizimi i vendit.
Nuk duhet ta ulim kurrë vigjilencën për të reaguar”.
UPDATED:
Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e paradites së sotme në provincën e Gorizias, në Udine të Italisë. Një shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten e tij në banesë, në sy të fëmijës së tyre 8 vjeç.
Mediat italiane kanë zbardhur edhe emrat e çiftit shqiptar. Viktimë e këtij krimi ka mbetur 30-vjeçarja Migena Këllezi, ndërsa autori i dyshuar i vrasjes është Dritan Sulollari, 37 vjeç. Ndërsa shkaqet janë ende të paqarta, mediat italiane thonë paraprakisht se akti i rëndë erdhi pas një sherri për motive xhelozie.
Veritas.com.al/