Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Durrës, në lagjen Shkozet. Edhe vetë skena ku ndodhi fatkeqësia duket e turbull. Policia lokale që njofton aksidentin  rëndë, jep vetëm inicialet e emrit të adoleshentit, adresën e një fabrike këpucësh në Shkozet dhe thotë se “KL, 15 vjeç ra në gropën e ashensorit”.

Me sa duket kureshtja e ka çuar të riun tek gropa, ose “fole” e ashensorit që nuk punonte. Ai ra nga një lartësi gjashtë metra dhe humbi jetën.

Në të njëjtin aksident është dëmtuar rëndë edhe një burrë 44 vjeçar, B. D., banues në Rrashbull, i cili ndodhet i plagosur në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Ai tentoi të shpëtojë adoleshentin, por ra edhe ai në gropën e ashensorit.

Prokuroria e rajonit ka njoftuar se ka nisur hetimet rreth ngjarjes.