Sipas burimeve nga Policia e Lezhës, mësohet se rreth orës 21:06 është marrë njoftim se në Shëngjin, në vendin e quajtur Ura e Merrxhanit, mjeti tip Golf 4 me targa AA 995 BV ka dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr. 35 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Veritas.com.al/