Nuk ka pasur asnjë aset tjetër shqiptari që ka kërcënuar Silvio Berluskonin, përveç namit të keq të shqiptarëve si ‘kriminelë të rrezikshëm’ në Itali. Por ka guxuar ta përdorë këtë aset dhe të kërcënojë ish- kryeministrin e Italisë.

I quajturi Ilirjan Tanko është vënë në pranga, pasi rezulton të jetë pesë e bandës së 15 dhe 16 tetorit të 6 viteve më parë, ku mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministri të Italisë, Silvio Berluskoni.

Raportohet se në pranga është  vënë Ilirjan Tanko, i cili u ndalua teksa po drejtonte makinën gjatë ditës së sotme, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Gjashtë vite më parë, banda mbajti peng Giuseppe Spinelin dhe gruan e këtij të fundit në shtëpinë e çiftit për më shumë se 10 orë.

Banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë. Ku  në mesin e tyre ishte edhe Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4.4 vite burg, për pengamarrjen dhe tetativën e mashtrimit të ish-kryeministrit italian.

“Gjatë peng marrjes kontabilistit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berluksonit, ose për ndryshe njeriu i besuar do t’i vritej dhe do të publikoheshin disa materiale”, raporton, liberoquotidiano.it.

Njeriu i besuar i ish-kryeministrit së bashku me bashkëshorten u liruan, ndërsa shantazhi nuk ia arriti qëllimit duke bërë kështu që Berluskoni të mos ishte “preja” e kësaj bande.

Veritas.com.al/