(FOTO: Pamje nga avioni Libian që mendohet se është marrë peng në Malta)/

Një avion pasagjeres nga Libia me 118 persona në board është detyruar me  forcë që  të ulet në Malta, që kryeministri Maltez e quajti “situatë potencialisht  rrëmbimi”.

Një Airbus A320 ishte duke fluturuar brenda Libisë për kompaninë ajrore Afriqiyah Airways kur është devijuar- raportojnë mediat.

Janë dy persona të të përfshirë, të cilët kërcënuan me bombë në avion- sipas raportimeve fillestare.

Kryeministri Maltez, Joseph Muscat tha se forcat e sigurisë po e kontrollojnë nga afër.

Malta International Airport konfirmon në Twitter se është “një ndërhyrje e paligjshme” në aeroport. Aty është dërguar edhe një skuadër e sigurisë.

Darrin Zammit Lupi, një fotograf i  agjencisë së lajmeve “Reuters”, me qendër në Malta, i tha BBC se po shikon një numër ushtarakësh ët forcave speciale dhe makina në skenën e ngjarjes.

/Veritas.com.al/