Nga: Veritas.com.al/

Njeriu që ka qëlluar për të vrarë dy herë në Shëngjin të Lezhës del se është nip i deputetit socialist Arben Ndoka. Arben Ndokja është shquar si ‘kriminel’ në radhët e deputetëve socialist; ka tentuar të vrasë Monika Kryemadhin gjatë fushatës së zgjedhjeve në viin2013, si pasojë shtë vrarë një shpërndarës parash në La nga radhët e LSI me mbiemrin Gjoni, ka dhunuar deputetët opozitar në ambientet e Kuvendit dhe tani ka hedhur në sulm vrasës nipat e tij.

Nipat e Arben Ndokës kanë plagosur me armë zjarri dy të rinj në Shëngjin para dy ditësh. Ky është akti më i fundit. Më parë ata kanë shkaktuar plagosje dhe dhunë tjetër.

Kreu i Drejtorisë së Policisë së Lezhës, Bledar Çeliku ka njoftuar se është arrestuar Danjan Ndoka, nipi i ish deputetit socialist, Arben Ndoka.

Ai akuzohet për tentativë vrasje dhe plagosje e rëndë.

Policia njofton:

Sot në bashkëpunim me forcat e Repartit Special RENEA , është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Danjan Ndoka, 20 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

Në momentin e ndalimit nga forcat policore,  shtetasit Danjan Ndoka,  ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:  Pistoletë e markës SMITH ËESSON me 6 fishekë.

Për ketë shtetas , Gjykata e Rrethit  Gjyqësor  Shkodër, me Vendimin Penal datë 20.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje kryer  në bashkëpunim mbetur në tentative”,”Plagosje e rëndë me dashje”,”Armëmbajtje pa leje”.

Kjo masë sigurie e vendosur pasi më datë 16.09.2014, në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës ,  në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të vrasë shtetasin F.N.

Ndaj shtetasit  Danjan Ndoka, me Vendimin Penal datë  28.06.2017 , Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg” për veprat penale “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 89, 278/1 dhe 329 të Kodit Penal.

Kjo masë sigurie e vendosur pasi , më datë 25.06.2017, në qytetin e Shëngjinit, përpara lokal “Detarit”, ka kanosur dhe dhunuar shtetasin F. D.

Gjithashtu, ky shtetas është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim  të gomave të mjetit tip fuoristrade  Range Rover, me drejtues shtetasin B.L.

Në kuadër të Operacionit “Vjeshtë 2017”,  nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , janë referuar materiale për pastrim të produkteve të veprës penale në ngarkim të 30 shtetasëve.

Konkretisht:

– Janë referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda Tirane 14 raste të hetimeve pasurore.

– Janë referuar në Prokurorinë e Rretheve Gjyqësorë Lezhë dhe Kurbin 15 raste te veprës penale te “Pastrimit te produkteve te veprës penale’’ .

Në bazë të këtyre referimeve,  Gjykatat kanë vendosur sekuestro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtaria kriminale të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro.

Pasuritë e vëna nën sekuestro preventive janë:

– godine banimi 3 kate, bar kafe,
– 4 apartamente banimi,
– 4 automjete luksoze
– 1 llogari bankare prej 41.000 Euro
– 1 sipërfaqe toke pemëtore prej 15.000 m2.

Të gjitha këto referime janë bërë duke u mbështetur mbi dënimet e dhëna në kohe të ndryshme nga Gjykatat të huaja dhe vendase për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Trafikimit   të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrjes në organizata kriminale”.

Gjithashtu, puna policore ka vijuar në goditje të veprimtarive të ndryshme kriminale si narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, duke u finalizuar me operacionet policore:

“Miloti”, “Deltar” dhe “Kolsh” ku është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i 8 personave dhe  2 të tjerë janë  shpallur në kërkim për veprat penale të ” Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”  ” Kultivimit te bimëve narkotike ”

Gjate këtyre operacioneve është  sekuestruar një sasi prej:

–  385.5 kg lëndë narkotike canabis sattiva, – 80 fara bime te lendes narkotike,
–  12 automjete,
– 10 telefona celulare,
– 1 arme gjahu
–  janë asgjësuar 468 bime narkotike.

Veritas.com.al/