(Updated)
Zjarrvënësit e Institutit të Kriminologjisë në Bruksel, sot, e Hënë në mëngjes shpërthyen një bombë por nuk shkaktuan dëme, thanë prokurorët e Brukselit.
Ine Van Wymersch tha se nuk ka shenja që të dëshmojnë se zjarri në Institut, i cili ishte i boshatisur në atë moment, ishte ndonjë sulm ushtarak i parapërgatitur.
(Reuters)
Lajmi:
Një bombë shpërtheu sot në mëngjes, e Hënë, në Institutin e Kriminologjisë në Bruksel, por ndërtesa ishte bosh dhe askush nuk u lëndua, transmetoi RTL.
Prokurorët e Brukselit konfirmuan se në institut ka ndodhur një shpërthim por pa asnjë viktimë; por njëkohësisht thonë se çështja akoma nuk është përfundimtare.
Një makinë goditi barrierat rreth orës 3 të mëngjesit, sipas orës lokale, dhe një ose dy persona shpërthyen bombën pranë laboratorit i cili mori zjarr, sipas RTL.
Instituti është ngjitur me Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës, aty ndodhet edhe laboratori mjeko-ligjor i gjurmimit të krimit.
Europa ndodhet në një alarm të shkallës së lartë pas sulmeve nga Shteti Islamik në Paris dhe Bruksel këto vite.
(Reuters- Veritas.com.al)