Një burrë 80 vjeçar është goditur nga një i panjohur dhe që dyshohet se është autori, i cili mbante në duar një hanxhar, në një parkim makinash në Dusseldorf, vetëm pak or pas një sulmi me sëpatë në stacionin e  trenit të qytetit ku u plagosën shtatë persona.

Sulmi ndodhi rreth orës 11:20 am në “Kalkumer Schlossallee”, një rrugë që shtrihet nga qyteti drejt aeroportit të Dusseldorfit. Sipas Policisë së Dusseldorfit, 80 vjeçari nuk ndodhet në gjendje kritike, por ndodhet në spital.

I dyshuari po ndiqet nga policia. Policia ka urdhëruar gjithë shkollat që t’i mbajnë nxënësit brenda shkollës derisa të kapet i dyshuari.

/Veritas.com.al/