Shkrimtarja shqiptare, Flutura Açka, ka njoftuar vetë sot në mënëgjes tragjedinë e jetës së saj:

Në moshën më të mirë, 18-vjeçare Açka ka humbur djalin e saj të vetëm, Jerin van den Brink.

Zonja Açka shkruan:

‘Miqtë e mi,

Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit.

Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush.

Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri.

Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.

Flutura’.

Image

Veritas.com.al/