Policia e Tiranës ka zbuluar një depo që merrej me modifikimin e armëve të zjarrit në zonën e Yzberishtit. Nga operacioni i policisë janë sekuestruar një sasi armësh dhe municionesh luftarake; në pranga kanë rëndë dy persona.

Në pamjet e siguaruara nga Report Tv, shihen pistoleta, silenciator, shotgun, celularë dhe pjesë të ndryshme të municioneve luftarake që përdoreshin për montimin e armëve.

Armët e sekuestruara janë dërguar për ekspertizë, për të parë nëse janë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.