Deputetja socialiste Valentina Leskaj nuk do të jetë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë kam vendosur të mos kandidoj për zgjedhjet e ardhshme. Kjo ka qenë zgjedhja ime e vendosur jo në minutën e fundit dhe natyrisht e diskutuar dhe me Ramën dje në drekë. Është një vendim që e kam marrë unë. Nuk do jem më në parlament. Unë do dëshiroja të zëvendësohesha nga një e re.” – tha Leskaj.

Lista që doli nga zyrat e PS dëshmoi se zonja Leskaj nuk ishte parashikuar si kandidate.

/Veritas.com.al/