(Foto: Arkiv)/

E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Është vetëm një ditë para protestës së paralajmëruar si ‘e dhunshme’, kur liderët e partive protestuese PD dhe LSi kanë deklaruar se ‘viti 97 do të duket lule’ dhe se ‘do të shkojmë të burgosim kryeministrin në Surrel’. Më parë liderët e këtyre partive kanë deklaruar se do të ketë përplasje dhe dhunë.

Takimi mes të ngarkuarës me punë në ambasadën e SHBA dhe ministrit të Brendshëm, sandër Lleshaj, është zhvilluar në ambientet e ministrisë së Brendshme dhe ka zgjatur disa minuta.

Nuk dihen akoma hollësi të takimit, por rëndësia e tij kuptohet për shkak së vjen një ditë para protestës së opozitës së bashkuar.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pak orë më parë edhe nëpërmjet një mesazhi për protestën, ku iu kërkon pjesëmarrësve të protestojnë paqësisht dhe të qëndrojnë larg akteve të dhunës.

Veritas.com.al/