(FOTO: Një pamje e pjesshme e fshatit Babrru ku ndodhi ngjarja tragjike)

Ishte veç dy vjeç. As që mund të thuhet më tej. Në ora 8.35 të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë nën flakët e zjarrit që ka përfshirë kasollen- banesë të saj.

Ngjarja ndodhi në Babru, periferi e Tiranës ku jetojnë të ardhur nga periferitë e vendit dhe pjesëtar të komunitetit etnik rom e gjipsi. Vëllai i foshnjës që nuk rron më, Samanta, më i madh se motra ka mundur të tregojë se “Samanta po ngrohej” në një mjet elektrik që prindërit kishin lënë në shtëpi. Prindërit kishin shkuar në punë. Kështu e kanë përfshirë flakët shtëpinë. Banesa ishte e ndërtuar me dërrasa, lehtësisht e djegshme edhe nga një flakë e vogël zjarri.

Vëllai ka mundur të dalë nga shtëpia, ndërsa Samanta jo.

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit në banesën- kasolle të familjes së Safet Hamzait, por tepër vonë për jetën e Samantës.

/Veritas.com.al/