Me mbi një miliard banorë, Kina është vendi më i populluar i botës. Ndër fëmijët e shumtë që rriten atje, vetëm njëri ka ditur të tërheqë vëmendjen e mësuesve të tij dhe pastaj të gazetarëve falë aftësive të tij pamore tè pabesueshme. Po ju zbulojmë historinë e Nong Yousui, fëmija me sy maceje.
Kemi dëgjuar tashmë për raste fëmijësh të jashtëzakonshëm që i kanë lënë mjekët gojëhapur, si rasti i foshnjës me sy të kaltër kur të dy prindërit janë afrikanë, apo edhe ai i fëmijës që flet një gjuhë tjetër nga gjuha e prindërve… Ja një rast tjetër: ky fëmijë ka aftësi të ngjashme me ato të një maceje.
Historia e Nong Yousui-t
Në krahinën e Dahua-s, në jug të Kinës, një nënë e re nxori në jetë një djalë që do të bëhej shumë shpejt Ylli i fshatit. Pak pas lindjes, prindërit e djalit vunë re se ai kishte diçka ndryshe: sytë e tij ishin në një ngjyrë të bukur blu, që s’i kishte askush tjetër në familje, as nga ana e babait as nga e nënës. Ata u këshilluan me pediatrin, i cili i siguroi: sytë e vogëlushit të tyre funksionojnë normalisht.
Megjithatë, ndërsa rritej, vogëlushi vuante rregullisht nga dhimbjet e kokës dhe mësuesi i tij vuri re se e kishte të vështirë të luante në diell. Ai i mbante gjithmonë sytë të rrudhur për të kufizuar sasinë e dritës, dhe pas njëfarë kohe, vështrimi i mjegullohej. Pas një vizite te oftalmologu, vogëlushi u diagnostikua me leucodermi pamore. Është një sëmundje që shkakton ç’pigmentimin e syve, u jep atyre një ngjyrë shumë të çelur dhe rrit ndjeshmërinë e tyre ndaj dritës.
Duke i shtyrë gjërat pak më larg, mësuesi e pyet vogëlushin nëse arrinte të shikonte në errësirë, dhe ai i thotë Po. Duke shtuar madje se ai argëtohej shpesh duke kapur karkaleca natën, pa përdorur fare pishtar apo ndonjë burim tjetër drite.
Duke i shpërndarë këto bëma të jashtëzakonshme të vogëlushit në Internet, mësuesi nxiti kureshtjen e një gazetari nga Pekini, i cili mbërriti për ta verifikuar vetë këtë histori të pabesueshme.
Ai u takua me Nong Yousui-n dhe i kërkoi të merrte pjesë në disa eksperimente, si të lexonte apo të zbulonte letrat e bixhozit në një dhomë krejtësisht të errët. Rezultatet ishin befasuese, sepse fëmija mundej t’i shihte letrat dhe iu përgjigj saktësisht të gjitha pyetjeve.
Dhe kur në terr i drejtuan në sy dritë, sytë e tij e reflektuan njësoj siç bëjnë macet, nga kjo gjë ai ka marrë nofkën «fëmija-mace».
Përballë këtij rasti të çuditshëm, shkencëtarët vazhdojnë të jenë në dilema nëse ky është rezultat i një mutacioni gjenetik të pashpjegueshëm apo një hap më tepër drejt një specieje tè re njerëzore…
/Veritas.com.al/