Një burrë francez është dënuar me vdekje për trafikim droge përmes një vendimi shokues të gjykatës pasi prokurorët kishin kërkuar një dënim prej 20 vjet burgim.

Félix Dorfin, 35 vjeç, është dënuar për trafikimin e një sasie droge prej rreth 3 kg droga të ndryshme që po e transportonte drejt ishullit indonezian të pushimeve Lombok.

Ai është arrestuar në shtator të vitit të kaluar në aeroportin e ishullit.

Indonezia ka a ligjet më strikte në të gjithë botën përsa i përket drogës- duk përfshirë edhe dënimin me vdekje për disa trafikantë.

Ai ka në plan që të apelojë vendimin e gjykatës- tha avokati i tij.

Dorfin ishte arrestuar në kohën kur po mbante një valixhe të mbushur me drogë, duke përfshirë edhe lloje si ecstasy dhe amphetamines, pas fluturimit prej Singaporit.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim prej 20 vjet burgim dhe një gjobë prej 700,000 dollarë, ose duke shtuar edhe disa vite në burg. Por është krejt e zakonshme që gjykatat në Indonezi të shkojnë përtej kërkesave të prokurorëve.

Megjithatë askush nuk është ekzekutuar në këtë vend që nga viti 2016, dhe një numër të huajsh mbetën në radhë të dënuar me vdekje.

Veritas.com.al/