Gruaja e Artan Santos, bankierit të shquar, poet dhe artist,  mësohet se është ndarë nga jeta në Itali, ku kishte disa kohë që kishte shkuar për tu kuruar nga një sëmundje e rëndë.

Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga vrasja në mes të kryeqytetit e bankierit Artan Santo, një tjetër lajm ka tronditur sërish këtë familje.

Bankieri Artan Santo u vra barbarisht në një pritë para zyrave të tij në Bankën Credins, në qendër të ish- bllokut në kryeqytet, më 26 Qershor 2014. Ngjarja e bujshme ka mbetur akoma në dosjet e Hetimit policor, pa asnjë autor. Artan Santo, një nga perosnalitetet më të shquar në vend, si bankier, financier, pedagog, poet e prozator, aktor, etj., mbahet mend në kujtesën e njerëzve edhe si një simbol i viktimës së krimit të tmerrshëm në vend.

Humbja e jetës së gruas së tij ka shkaktuar një dhimbje tjetër të madhe.

/Veritas.com.al/