Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në makinë sot paradite, e shtune. Ai është gjetur i goditur me një plumb në kokë, njofton media.

Nga dyshimet e para, viktima mendohet të ketë qëlluar veten. Arsyet nuk dihen ende, ndërsa burime thanë se në makinë është gjetur edhe një pistoletë.

Makina dhe trupi i tij i pajetë janë shumë afër ambienteve të Gardës.

Viktima ishte pjesë e eskortës shoqëruese të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në vendngjarje kanë mbërritur  forca të shumta policie për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Veritas.com.al/