( FOTO: BBC tha se  Ahmad Shah ishte gazetar i respektuar dhe popullor)/

Një reporter i BBC është vrarë gjatë një sulmi në provincën Khost të Afganistanit lindor.

Ahmad Shah, 29 vjeç, punonte për shërbimin ‘’BBC Afghan” për më shumë se një vit.

Vdekja e tij vjen një ditë pas sulmit në Afganistan në të cilin u vranë disa gazetarë.

Në një njoftim, drejtori i  ‘BBC World Service’, Jamie Angus tha se Shah ishte “gazetar i respektuar dhe popullor”.

“Kjo është humbje shkatërruese; i dërgoj ngushëllimet e mija të sinqerta familjes dhe miqve të Ahmad Shah dhe gjithë ekipit të ‘BBC News Afghan’” tha ai.

“Ne të gjithë do të mbështesim familjen e tij në këtë moment shumë të vështirë”.

Shefi i Policisë së Khost, Abdul Hanan i tha ‘BBC Afghan’ se Shah është qëlluar nga njerëz të armatosur ende të pa identifikuar. Policia po heton për motivet.

Veritas.com.al/