Një burrë në Munih ka vdekur pasi e leu veten me benzinë dhe i vuri vetes flakën. Ngjarja mund të ketë ndodhur për arsye politike- shkruan Breitbart News.

54 vjeçari i paidentifikuar e kreu aktin e vet-sakrificës  rreth orës 3 të mëngjesit ditën e Premte në sheshin Marienplatz në zonën qendrore të Munihut. Policët tonë se erdhi me makinë deri në shesh, iu afrua godinës së Bashkisë dhe hodhi në trup disa litra benzinë dhe e ndezi- raporton Augsburger Allgemeine.

Burri fillimisht u pikas nga disa njerëz që po ecnin në rrugë që mundën të thërrasin urgjencën dhe shuan flakët. 54-vjeçari u dërgua në një spital të afërt ku ai vdiq për shkak të djegieve rreth një orë më vonë.

Veritas.com.al/