Një 102 vjeçare, ose ‘gjyshe e madhe’, mund të shënohet si lundruesja me parashutë në qiell më e vjetra në botë, pasi u hodh 14,000 këmbë (4,300 metra) përmes qiejve të Australisë Jugore.
Një- shekullorja plot adrenalinë, Irene O’Shea tha se ajo “u ndje normal’ pasi fluturoi me parashutë 220 kilometra në orë (140 mph) fluturim që i krijoi ndjesinë e zogut në fluturim.
Ajo e plotësoi fluturimin e saj të parë duke shënuar 100 vjetorin e lindjes në vitin 2016, por organizatorët e konsideruan një sukses më të madh fluturimin e saj në moshën 102 vjeç.
“Atje lart ishte shumë e qartë, dhe moti sihte shumë i mirë, por shumë ftohtë, ”tha O’Shea, sipas medias në Australi.
O’Shea u hodh me parashutë me qëllim që të rrisë fondet për bamirësi në shërimin e sëmundjes ‘motor neurone’ , pasi vajza e saj ka vdekur nga kjo sëmundje.
Veritas.com.al/