( FOTO: Certifikata e lindjes e presidentit Obama)

Me Presidentin e zgjedhur Donal Trump pritet që të kthehen shumë nga veprimet ekzekutive dhe legjislative të periudhës së presidentit Obama. Këtë rrugë, me sa duket do të njekë edhe certifikata e lindjes e presidentit Barack Obamës.

WND.com,  ka mësuar se është planifikuar një konferencë shtypi e posaçme për këtë çështje me datë 15 Dhjetor ku do të bëhet publik edhe konkluzioni përfundimtar mbi hetimin e çështjes në Maricopa Country të Arizonas, hetim i kryer nën kujdesin e sherifit  Joe Arpaio.

Arpaio e nisi çështjen e  koduar  “Cold Case Posse”, nën udhëheqjen e hetuesit Mike Zullo, në Gusht të vitit 2011, në kulmin e përplasjeve për certifikatën mbi  vendlindjen e Obamës . Shumë dëshmi dhe padi janë lëshuar duke sfiduar legjitimitetin e Obamës për t’u zgjedhur president i Amerikës, duke kërkuar edhe që Obama nuk është “qytetar i lindur në Amerikë”.

Pasi  Donald Trump, publikisht ngriti çështjen, Obama mbajti një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë duke treguar certifikatën e tij zyrtare të lindjes në Hawwai.

Ky është dokumenti, jo domosdoshmërish ilegjtimitet i Obamës, që ka qenë në fokusin e hetimeve të sherifit Arpaio.

Këtë të Mërkure,  logu  PPSIMMONS, i afërt me autorin- një pastor dhe redaktor radioje Carl Gallups, raportonte se Arpaio ka planifikuar të mbajë një konferencë shtypi në stacionin televiziv në Phoenix, por intervista u shty për një kohë tjetër.

Gallups konfirmoi se konferenca e shtypit në lidhje me certifikatën e  lindjes është planifikuar për datën 15 Dhjetor, ora 14. 45 pm.

Gallups, i cili është i afërt me ekipin e hetimit, tha për WND.com se “ky ka qenë një proces i gjatë dhe i rëndë, ku kanë qenë të angazhuar thellë me çështjen”.

“Sulmet politike dhe ndërhyrja e mediave kryesore të lidhura me qeverinë, kanë qenë të pandërprera,  me akuza e shpifje, por edhe ekipi i hetuesve ka qenë i pamëshirshëm”, tha ai.

“Por ka shumë informacion, madje akoma po vazhdon të vijë, lidhur me çështjen, ku hetuesve u është kërkuar që gjithë hetimin e kryer ta hedhin poshtë.  Mirëpo sipas premtimit të dhënë nga Sherifi Joe Arpaio dhe Mike Zullo, ata vazhduan hetimin dhe gërmuan akoma më thellë”.

Gallups tha se konferenca e shtypit “do të paraqesë konkluzionet e çështjes sipas vlerës që ka certifikata e lindjes që ishte vendosur e katërta nga administrata Obama dhe postuar në “White House Website”.”

/Veritas..com.al/