Drejtoria Antimafia e Policisë së Barit në bashkëpunim me repartin territoral të policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta kanë sekuestruar drogën që vinte nga Shqipëria dhe kanë arrestuar dy skafistët shqiptarë, banues në Vlorë.

Gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është ndaluar nga roja bregdetare e financës italiane pas disa minuta ndjekje në brigjet e qytezës  Molfeta .

Sipas autoriteteve italiane lënda narkotike do të sillte një përfitim prej 12 milionë euro.

Dy shqiptarë me inicialet H.E. 37 vjeç e M.H 34 vjeç janë arrestuar nga autoritetet italiane në Bari. Në bordin e gomones  janë gjetur 52 pako marijuanë me një peshë totale prej 1 ton  215 kg.

/Veritas.com.al/