Në mbrëmjen “gala” të organizuar nga presidenti i Republikës Bujar Nishani, me rastin e kualifikimit historik të Kombëtares Shqiptare në “Francë 2016”, përveç lojtarëve kuq e zi dhe stafit të FSHF, kanë qenë të ftuar dhe zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, si kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryeminsitri Edi Rama dhe deputetë të kuvendit të Shqipërisë.Por edhe gjatë kësaj mbrëmjeje dyshja Rama-Meta ndryshe nga ajo çfarë deklarojnë në media, nuk janë parë në asnjë moment bashkë.
Ajo që bie në sy është një bisedë mes kryeminsitrit Rama dhe bashkëshortes së alaeatit të tij Meta, Monika Kryemadhi.
Siç shihet dhe nga foto, Rama dhe Kryemadhi kanë qenë duke zhvilluar një debat serioz, por ende nuk dihet se çfarë është thënë.