Një grup studentësh, ndoshta pak njëzet- tridhjetë veta, janë vendosur para selisë së kryeministrisë ku është pezulluar edhe qarkullimi i mjeteve automobilistike. Ata deklarojnë se kanë nisur ditën e dytë të protestës së tyre për këtë vit

Studentët shprehen se ka edhe studentë që janë rikthyer në auditorë, pasi kanë frikë dhe pasiguri se mos humbasin vitin akademik.

Ata shprehen se pavarësisht se protesta është zvogëluar në numër, do vazhdojmë bojkotin e auditorëve deri në plotësimin e 9 kërkesave. Nga tetë kërkesa që ishin në dhjetor, ata tani thonë se ‘janë 9’, duke përfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

“Disa studentë janë rikthyer në auditorë, pasi kanë frikë mos humbasin vitin akademik. Nëse nuk bojkotohet dhe shkohet në mësim, thyerje e bojkotit quhet, por ne kuptojmë frikën e tyre. Ata nuk kanë braktisur protestën, por janë përkohësisht në auditorë”- thotë një studente.

Pak më parë këta studentë morën rrugën drejt selisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në rrugën e Elbasanit, por kanë qëndruar vetëm pak kohë.

Këta studentë që kanë mbetur në protestë thonë se pavarësisht sa kushte plotëson qeveria, nuk do të bëjnë kompromis dhe do të qëndrojnë në protestë.

Veritas.com.al/