Një 70-vjeçar ka humbur jetën në kampin muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Sipas Policisë i moshuari ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Policia thekson se nuk ka pasur përplasje me armë zjarri dhe as shkrehje armësh, as nga policia, as nga banorët e kampit, por është përdorur gaz lotsjellës.

Nga banorët është pretenduar vdekja e një 70-vjeçari. Policia thotë se personi nuk ka plagë armësh zjarri, as shenja dhune.

Dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, por do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.