Një kazino është grabitur mesditën e sotme në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Sipas policisë grabitësi ka përdorur një pistoletë lodër. Ai ka kërcënuar punonjësit e kazinosë duke marrë xhiron ditore dhe më pas u largua nga vengi i ngjarjes.

Policia është vënë në kërkim të tij.

Për momentin nuk ka ende të dhëna mbi shumën e grabitur dhe si autori ka mundur të fshihet në një prej zonave më të populluara në kryeqytet.