Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video ku shihet i rrethuar nga macet, dhe jep edhe një mesazh.

Meta shprehet se ka mace që janë guximtare, dhe ngjiten edhe lart, pa llogaritur rrezikun që mund të kenë në kthim.

“Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen. Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë!”, shkruan Meta bashkëngjitur videos që ka postuar në rrjetet sociale.

Veritas.com.al/

Një mëngjes me një "buqetë" macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare…

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 7 septembre 2019