Nga: Lorenzo Vita 

Mjaftoi një video për të rrëzuar qeverinë e Sebastian Kurz dhe të vendoste në papafingo koalicionin midis populloreve dhe liberaleve në Austri. Lideri i Fpo, Heinz-Christian Strache, u detyrua të japë dorëheqjen. Dhe Kancelari Kurz nuk ka mundur të bënte asgjë veçse ta pranonte ate, të takohej me Presidentin Van der Bellen dhe të certifikonte fundin e qeverisë. Do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Por diçka nuk kuadron ne këtë histori. Dhe është pikërisht videoja qe ka futur ne grackë Strache-n që ka ngjallur më shumë se një  dyshim. Sepse fakti qe behet fjalë për një kurth, është tashme i dukshëm, pavarësisht fajeve te dukshme te një burri, zëvendës-kancelarit, qe akoma para se të zgjidhej premtonte favore në këmbim të parave. Dhe pyetja shtrohet spontanisht: kush është realisht prapa kësaj lëvizjeje kundrejt qeverisë austriake dhe zëvendës-kancelarit?

Misteret e asaj që tashme duket se ja kalon kronikave si Ibizagate janë shume. Një mbi të gjitha: kush e xhiroi videon që tronditi Vjenën? Të dyja gazetat gjermane që morën filmimin, Süddeutsche Zeitung dhe Der Spiegel, vazhdojnë të thonë se nuk kanë njohuri se kush e ka dërguar videon. Është e qartë se ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të tregojnë se cili është burimi, por është mjaft e qartë se identiteti i “regjisorit” mund ta bëjë menjëherë të qartë se kush është personaliteti që në rrjedhën e sipërme ka vendosur të shpërtheje planin anti-Strache. Një plan i përsosur dhe shumë profesional. Siç tregon La Stampa, ” është marrë me qira posaçërisht një vilë ekstra luksoze, është angazhuar më pas një grua tërheqëse ruse për të tërhequr politikanin, në brendësi të vilës janë instaluar më pas kamera të fshehura dhe mikrofona për të dokumentuar takimin dhe më në fund janë mbuluar të gjitha shpenzimet e udhëtimit për liderin e FPÖ, krahun e tij te djathtë Johann Gudenus dhe gruan e tij “. Të gjitha të mbajtura në sirtar për dy vjet, deri pak ditë para zgjedhjeve evropiane, kur dy gazetat e hedhin në erë me këtë filmim.

Tjetër mister: kush është gruaja? Askush, edhe në këtë rast, nuk di asgjë. Ashtu siç nuk dihet asgjë për këtë oligark rus të pakapshëm “afër Vladimir Putinit”, për të cilin kjo grua hiqej si mbesa. Përkundrazi, në se identiteti misterioz i gruas tregon nje gjë: se këtu nuk ka asgjë ruse. “Regjia” e Kremlinit në të vërtetë është shumë e mundur që nuk ekziston. Ndërsa është e vërtetë që dikush ka dashur të fusë ne kurth Strachen dhe Gudenus dhe e ka bërë këtë duke përdorur Moskën. Shkurtimisht, instrumenti i “Russiagate” ekziston dhe përdoret edhe një herë për të sulmuar botën e populizmit apo sovranizmit perëndimor. Rusia nuk është: është megjithatë, fantazma ruse.

Një fantazmë së cilës i shtohet një tjetër: Jan Böhmermann, drejtues i transmetimit satirik gjerman Neo Magazin Royal. Ku është misteri? Në nje fjalim te tij. Në të vërtetë, në dy. Të enjten, para se të përfundonte puntata e fundit e programit të tij, Böhmermann ka thënë se të nesërmen në Austri do të shpërthente kaosi. Pastaj, në ditët e tjera, ndërsa i jepej një çmim gazetaresk në Vjenë, ai është lidhur me ane te një video thirrjeje duke i kërkuar falje publikut dhe jurisë që nuk ishte i pranishëm. Arsyeja? Duke qeshur, ai kishte thënë se ishte në Ibiza “i zhytur në alkool dhe së bashku me disa eksponentë të FPO” dhe duke shtuar se ishte një grua ruse duke diskutuar se si do të blinte Kronen Zeitung, i njëjti tabloid austriak i përfshirë në negociatat mes “mbesës” se manjatit rus dhe Straches. Shkurt, komiku e dinte për videon prej javësh. Një shenjë se në mediat gjermane videoja ishte e njohur: por dikush e ka mbajtur sekret. Dhe ka nga ata që e drejtojnë gishtin mbi shërbimet sekrete: por te cilit Shtet?

Veritas.com.al/