Gjyqtarja Fildes Hafizi, e ekzekutuar nga ish-bashkëshorti, u përcoll sot për në banesën e fundit.Pak pas mesditës, rreth orës 15:00 qindra njerëz, të afërm dhe miq i kanë dhënë lamtumirën të ndjerës.

Trupi i gjyqtares së ndjerë do të prehet në varrezat e Sharrës.
Dje ish-bashkëshorti i gjyqtares, Fadil Kasemi, e ka qëlluar me dy plumba pistolete duke i marrë jetën.
Kasemi i kishte kërkuar ish-bashkëshortes që të riktheheshin sëbashku, gjë që ishte refuzuar kategorikisht nga vetë ajo.
Me gjithë ceremoninë shumë prekëse, vrasja e gjyqtares ka qenë e debatueshme. Në radhë të parë mes kolegeve që po kërkojnë “arsye” pse u lirua para kohe vrasësi. 

Prindërit e gjykatëses po ‘mallkojnë’ veten pse nuk e morën vajzën e tyre pranë vetes në Shkodër përderisa dyshonin se burri do ta vriste. 

Autoritetet shtetërore mbajnë mbi vete brengën dhe përgjegjësinë pse nuk e morën në mbrojtje vitkimën e parashkruar.

Por në media kishte edhe zëra që thanë pse nuk flitet pér gratë e divorcuara që nuk i lënë fëmijët të takohen me bababallarët, por vetëm për ” babanë vrasës”. Ky diskutim gjen burim ne fakte që ndodhin, por edhe në numrin e shtuar të divercove në çifte me fëmijë.

Veritas.com.al/