(Updated)
Policia njoftoi sot në mëngjes se ka kryer arrestimin e autorëve drejtues të makinës që çau murine oborrit të një banese në gjatë ikjes prej ndjekjes së policisë..
Të arresturit janë: Bektash Muka,25 vjec , banues në Tiranë, Valmir Fazliu, 27 vjec, banues në Kosovë dhe Vilson Laçi, 24 vjec, banues në Kukës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë. Policia e filmoi arrestimin e tyre me kamerat e trupit të efektivëve të njësisë “Shqiponja”.
Lajmi:
Duket si funny- storti, por në fakt përmban tensionin e një crime- story. Sot mbasddite, një makinë luksoze e tipit BMW X6 është fotografuar nga qytetarët e rastit tek ka çarë murin e një banese private në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë dhe ndoehet në oborrin e saj.
Dëshmitarët thanë se makina po ndiqej nga forcat policore “Shqiponjat; drejtuesi i saj (ende i panjohur) nuk ka zotëruar dot makinën me shpejtësi të lartë dhe ka çarë murin e shtëpisë në anë të rrugës. Skena duket si një skenë krimi, ose edhe e një krimi më të madh e mbartur nga makina që i ka ikur kontrollit të Policisë.
Por akoma nuk ka informacion.
Të shikojmë nëse që tani e tutje Policia do ta bëjë të qartë për publikun çfarë ka ndodhur, apo do ta mbajë “për vete”.
/ Veritas.com.al.