Ndoshta një milionë njerëz kanë ‘çarë’ rrjetet sociale në ‘protestë’ kundër Holandës që ‘vuri vizat’ për shqiptarët; por vetëm shtatë a tetë vetë kanë mbërritur para ambasadës së Holandës për protestë.
Një grup i vogël personash kanë protestuar sot pranë Ambasadës së Holandës, pas vendimit të Parlamentit të Holandës, ku kërkohet rikthimi i vizave me Shqipërinë.
Pavarësisht se kanë qenë një numër i vogël protestuesish, Policia ka marrë masat duke mbajtur të rrethuar Ambasadën Holandeze.
Protesta ishe lajmëruar për në orën 11:00 dhe Uniformat Blu kanë qëndruar në perimetrin e Ambasadës, për të ndërhyrë nëse do kishte incidente.
Por, kjo protestë është mbyllur vetëm më disa thirrje dhe më pas nuk ka patur prani të qytetarëve ‘të pakënaqur’.
Veritas.com.al/