(FOTO: Muret e fortesave, kullat dhe portat e qytetit janë qartësisht të dukshme- Fotot nga- SIA/EFAK/YPPOA)
Gazeta londineze “The Indipendent” ka dhënë lajmin e bujshëm të zbulimit të një qyteti të humbur 2500 vjeçar. Shkrimi i londinezes shoqërohet nga disa fotografi. Mes tyre dallohet “akropoli i qytetit” i cili shfaqet sipër reve. Në një foto tjetër shfaqen muret e fortesave, kullat dhe portat e qytetit që dallohen lehtë që nga larg. Dhe në një foto si në një pikturë të artit modern, shfaqen ngjyrat e famshme në figurën e kuqe pikturuar në poçerinë e kohës në shekullin 6 para Krishtit.
Kjo përbën një nga gjetjet më të famshme të dekadës.
Historianët nga Universiteti i Gothenburg dhe Universiteti i Bournemouth kanë filluar të eksplorojnë në rrënojat në një fshat të quajtur Vlochos, pesë orë në veri të Athinës, shkruan “The Independent”.
(FOTO: Akropoli i qytetit duket mbi retë që nga fushat e Thesalisë)
“Disa nga rrënojat ishin të njohura tashmë, por qyteti i lashtë kishte mbetur i fshehur nën një kodër”, tha në një deklaratë udhëheqësi i ekipit, Robin Ronnlund.
“Kur unë dhe kolegu im pamë për këtë vend në një faqe interneti vitit e kaluar, e kuptuam, menjëherë potencialin e madh që fshihte- shtoi ai – Fakti që askush nuk e ka zbuluar këtë kodër më parë- ky përbën një mister.”
Kërkimet kanë nisur në muajin shtator. Arkeologët kanë gjetur qeramikë dhe monedha që datojnë që rreth 500 vite para Krishtit.
FOTO: Nje fragment i figurës së kuqe në poqerinë e shekullit 6 para Krishtit. Fotot: SIA/EFAK/YPPOA)
Autorët e zbulimit të kësaj mrekullie, shpresojnë të shmangin gërmimin dhe të përdorin metoda më të “buta” për të mos dëmtuar objektet e jashtëzakonshme.
Zoti Ronnlund tha se: “Shumë pak është e njohur epoka antike e qytetve në këtë rajon; dhe shumë studiues kanë besuar se Thesalia perëndimore ishte diçka si një kënetë gjatë Antikitetit”
Ai shtoi duke thënë se “Projekti ynë prandaj mbush një hendek të rëndësishëm në dituritë rreth zonës dhe tregon se sa shumë mbetet që të zbulohen në shpirtin Grek”.
/Veritas.com.al/