Shqipëria kaloi një natë të vështirë, por duket se më e keqja nuk ka mbaruar. Të paktën 315 persona janë evakuuar gjatë natës sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga Qendra Tregtare ‘City Park’ në Tiranë dhe në Fushë-Krujë.

Vjosa ka dalë nga shtrati, Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit. Brenda dy orëve në vijim pritet të nisë edhe evakuiumi i gjësë se gjallë në Novoselë, Fitore, Bishan etj. Situata prezantohet e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, sipas të dhënave mësohet se janë rritur ndjeshëm edhe prurjet e lumit Shushicë, aktualisht rrezikohet zona e njohur si Bishti i Malit dhe ura e Gjormit.

Gjatë natës në Fier është ndërprerë energjia në 23 fshatrat e njësive administrative Levan dhe Frakull si pasoje e defekteve ne izolatorët e shtyllave te tensionit të lartë.

Në Korçë, probleme ka në aksin Lozhan-Moglice reshje të dendura kanë sjellë bllokim të rrugës si pasojë e rrëshqitjes së gurëve. Në aksin Bilisht-Kapshticë ka patur rrëshqitje gurësh, por pas ndërhyrjes rrëshqitja  është zhbllokuar ky aks.

Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7 orësh.

Rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës. Në lagjen Allmete uji i përroit del nga shtrati,pritet te ndërhyrja,probleme ne nga prania e uji ne lagjen minatori ne Bulqizë. Edhe shume fshatra te Bulqizë janë pa energji elektrike.

Si pasojë e intensitetit të lartë reshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit. Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë Hotel ‘Arbëria’ në Fushë-Krujë, ka dalë uji në rrugë.

Autostrada ne drejtimin Tiranë-Durrës sot në mëngjes është e kalueshme, ndërsa nga Durrësi drejt Tiranës është ende e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.

Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri në një njoftim të dytë.

Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet.

Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet. Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.

Policia porosit:

  • Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet

kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë. Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.

Veritas.com.al/