Disa peshkatarë në qytetin port Tunizian të Zarzis kanë bllokuar anijen ‘Mbro Europën’ një “C-Star”, që të furnizohet me karburant. Ata kanë hedhur parulla se anija dhe misioni i saj për të vëzhguar mbi rrezikun e  emigrantëve, është ‘racist’.

Peshkatarët, që i përkasin Shoqatës Tuniziane të Peshkatarëve, bllokuan vaporin ‘Mbro Europën’ që ‘i afrohet Portit, ditën e  Dielë.

Shefi i Shoqatës së Peshkatarëve, Chamseddine Bourassine tha: “Kjo është më e pakta që mund të bëjmë kur shikojmë çfarë po ndodh në Mesdhe”. Ndërsa një zyrtar i Portit tha: “Ne të bëhemi racistë? Kurrë”.- sipas raportimeve nga L’Express.

Thirrja për ndalimin e përdorimit të portit erdhi të premten  nga Forumi Tunizian për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike (FTDES), një NGO e krahut të majtë, e cila doli me një deklaratë për shtyp ku deklaron se anija ‘Defend Europe’ ka mision ‘racist’.

Veritas.com.al/