( Ministre e Brendshme e Ekuadorit, María Paula Romo tha se një person “i afërt me Wikileaks” është arrestuar)/
Një njeri me lidhje të afërta me bashkëthemeluesin e Wikileaks, Julian Assange është arrestuar teksa po tentonte të largohej nga Ekuadori- tha ministri i brendshëm i këtij vendi.
Ministri i Brendshëm, zonja María Paula Romo nuk përmendi emrin e njeriut të arrestuar, por tha se ai u arrestua për ‘qëllim hetimi’.
Një zyrtar që nuk dha emrin, i qeverisë, tha për Associated Press se burri i arrestuar është Ola Bini, një ekspert suedez i software.
Lajmi erdhi vetëm pak orë pasi vetë Assange ishte arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
“Një person afër Wikileaks, i cili banonte në Ekuador, u arrestua këtë pasdite teksa ishte përgatitur të udhëtonte drejt Japonisë”, shkroi në twitter ministria e brendshme e Ekuadorit të Enjten vonë.
Burri jeton prej disa vjetësh në Ekuador dhe ka udhëtuar herë pas here drejt Londrës ku ndodhej edhe Assange në ambasadën e Ekuadorit, tha zonja Romo për CNN- seksioni i gjuhës spanjolle.
“Ai është ndaluar thjesht për qëllime hetimi’, tha ajo.
Veritas.com.al/