(FOTO: 32 vjeçari i vrarë, Mormom)

 

Një person është qëlluar pë vdekje jashtë një bari në Atlanta pasi ai, duke bërë shaka tha se “ka votuar” për Trump.

Mitchell Mormon, Jr., 32 vjeç u vra jashtë barit në oborrin e Kishës pasi po debatonte me një tjetër i cili nxori armën dhe e vrau.

Shaunita Walker, 25 vjeç, deklaroi se vrasësi i dyshuar tha diçka jashtë respektit dhe pastaj nisi grindja.

Sipas dëshmitarit Walker, në mes të debatit mes dy të rinjve, Mormon- teksa bënte shaka i tha tjetrit se kiëhste votuar për Donald Trump

Grindja vazhdoi, ndërsa dyshuari për vrasje, doli jashtë dhe u kthye me një armë me të cilën qëlloi Mormon.

“Kur dëgjova armët dhe njëri nga plumbat preku krahun tim, mbajta krahun që më dhimbëte dhe nisa të thërras. Dëgjova edhe dy të shtëna të tjera dhe pashë Mormon të shtrirë përdhe”, tha Walker. Policia tha se i mori menjëherë Walker dhe Mormon dhe i dërgoi në spital. Por ndërsa Walker po i nënshtrohet shërbimit në spital, Mormon vdiq, siç raportoi  ËSB.

/Veritas.com.al/