“U bë një ëngjëll në parajsë”,  fëmijët japin kështu lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në moshën 73-vjeçare të  aktorit të teatrit dhe kinematografisë Pandi Siku, që jetonte prej dy dekadash në SHBA. Artisti është shuar pas betejës një sëmundje të rëndë. Karriera e tij nis një gjysmë shekulli më parë, kur Siku iu bashkua Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretoi një sërë rolesh si Adlini në “Lumi i vdekur”, Arjani tek “Jeta e tjetrit”, Kostandini në “Kush e solli Doruntinën”e të tjerë.

Paralelisht me teatrin nis edhe debutimi i tij në kineamtografi, ku përzgjidhet si protagonisti tek “Brazdat” i regjisorit Kristaq Dhamo, më pas luan një sërë karakteresh në filma të tjerë të suksesshëm si Adnan Pinxho tek “Njeriu me top”, Mani te “Kur hidheshin themelet”  Misto tek “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, “Koha nuk pret” deri tek filmi “Fletë të bardha” në ’99-ën.