Peshku “Alien” sapo është shfaqur me pamje të rrezikshme  dhe grabitqar, po bën lajmet kryesorë gjatë kësaj jave. Ai është kapur në brigjet e Los Cabos, në  Meksikë.

Aq tmerrues, një krijesë interesante, ishte dërguar përmes Facebook nga “Pisces Sportfishing Fleet” të Martën e kaluar dhe deri tani është shpërndarë mbi 500 herë.

Autori i postimit ka shpjeguar se ajo krijesë e fryrë, me ngjyrë pink dhe me formën e peshkaqenit ishte kapur dhe përsëri ishte lënë i lirë nga peshkatari Jaime Rendon. Autori ka shtuar se më vonë mund të japë më shume detaje në qoftë se del e nevojshme.

Pas kontaktit me peshkatarin që e kapi dhe duke e studiuar vendin ku u kap peshku “Alien” grupi ndau opinionin se “mund të jetë një peshkaqen i fryrë me ujë, stomaku i tij është i mbushur me ujë ndoshta për të zmadhuar përmasat e tij që të bëjë të pamundur që të gëlltitet nga grabitçarë të tjerë”

Ata thanë gjithashtu se peshkaqeni ishte gjetur një milje larg bregut, në thellësinë 370 këmbë.

/Veritas.com.al/