Harta e Shqipërisë është ngjyrosur rozë. Partia Socialiste ka siguruar deri më tani një pjesë të madhe të vendit.

Madje PS ka arritur të marrë bastionin historik të Partisë Demokratike, Tropojë. Ndërsa po lufton për të marrë edhe Shkodrën, ku kandidati socialist është në avantazh të thellë përkundrejt rivalit të tij, Bardh Spahia.

Ndërkohë koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 6 bashki të vendit, Pukë, Hasin, Fushë-Arrëzin, Mirditën, Memaliajn dhe Himarën.

Këto bashki janë të vetmet të ngjyrosura me ngjyrën blu të “Bashkë Fitojmë”.

Ndërsa bashkitë e tjera në hartë janë rozë, që do të thotë se kandidatët e PS-së janë në avantazh përkundrejt atyre të “Bashkë Fitojmë”.