Dje, e Premte, rreth orës 22:30 është paraqitur në  Qendrën Spitalore Universitare, i plagosur me armë zjarri, shtetasi A.Q., 48 vjeç, banues në Vorë.

Policia dha shpjegime mbi ngjarjen.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Policia thotë  se i plagosuri është punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).

48-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Veritas.com.al/