Konflikti mes Izraelit dhe terrorsitëve të Hamasit dhe mbështetësve të tyre duket se është përhapur tashmë jo vetëm në terren por edhe në rrjetet sociale.
Në Twitter, ku ka llogarinë e tij dhe poston shpesh lideri suprem i Iranit Ali Khamenei, ka shpërndarë një mesazh në mbështetje të terroristëve të Hamas, teksa akuzon “sionizmin” për krime ndaj palestinezëve.
“Krerët e regjimit sionist dhe mbështetësit e tyre duhet ta dinë se masakra dhe vrasja masive e popullit të Gazës do të shkaktojë një fatkeqësi më të madhe mbi ta”, shkruan Khamenei.
Por përgjigja ka qenë e menjëhershme nga llogaria zyrtare e shtetit të Izraelit.
Ju dhe miqtë tuaj të Hamasit do të pendoheni shumë shpejt për veprimet tuaja barbare”, i shkruan faqja zyrtare e Izraelit në Twitter (X).
Një përplasje e nivelit të tillë në Tëitter është e pazakontë.
Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë arritur majat, teksa zyrtarë të shumtë izraelitë kanë akuzuar se Irani ka trajnuar dhe financuar terroristët e Hamasit.