Nga Harry Pearl / Reuters
Një refugjat Iranian i ndaluar në një qendër izolimi Austrliane në Papua të Guinesë së Re, ka fituar çmimin për karikaturën politike për punimin e tij ku pasqyrohet jeta brenda kampit
Ali, një 25 vjeçar, emri ia rtit i të cilit është Eaten Fish, ka kronikuar izolimin e tij tre vjeçar në Ishullin Manus ku lufton me sëmundjen çrregullime të pakorrigjueshme obsesive dhe atakun e panikut .
Nën regjimin e rreptë Australian të emigracionit, secili që ka interceptuar përpjekje se si të arrijë me anije në vendin e dëshiruar, është dërguar në kamp dhe po mbahet aty. Ata nuk janë të lejuar të vendosen në Australi.
Rrjeti Ndërkombëtar i të Drejtave të Karikaturistëve (CRNI) tha se Ali ishte i njohur për kurajën e tij në dokumentimin e jetës në programin Australian të izolimit, i cili tërhoqi mijëra njeeëz nga gjithë vendi në protesta të Shtunën, duke thërritur kundër mbylljes së tij.
“Eaten Fish ka qenë i aftë btë mbajë një valë dokumentesh për karikaturat, dokumente që janë të patregueshëm për abuzimet dhe ekseset e rojeve, administratorëve të kampit”, tha Joel Pett, president i bordit të drejtorëve të CRNI, ditën e Premte.
“Për këtë arsye ai është bërë subjekt i rrahjes, heqjes së ushqimit, madje edhe degradime më të këqija të kryera nga rojet”.
Avokati australian i Ali Janet Galbraith, tha se çmimi do të thotë shumë për karikaturistin e ri, punimet e të cilit janë publikuar në gazetën The Guardian neëspaper – por kjo është gjithashtu një shkak për një padi ndaj programit australian të izolimit.
Galbraith tha se Ali, i cili la Iranin për shkak të frikës së persekutimit nga qeveria, është i sëmurë dhe ka nevojë për asistencën e specialistëve mjekësor.