Updated:

26-vjeçari Erjon Selimaj sapo ka zbritur nga vinçi brenda stadiumit “Qemal Stafa”, nga ku po tentonte të vetsakrifikohej. Një i njohur i tij  ka negociuar me të riun dhe e ka bindur të zbresë nga lartësitë ku po rrezikohej.

Erjoni prej rreth 3 orësh kërcënonte se do të hidhej nga lartësia, duke thënë se shteti e ka braktisur dhe kërkon që t’i gjejë punë.

http://www.lapsi.al/sites/default/files/u929/WhatsApp%20Image%202016-10-18%20at%2015.15.37.jpeg

Lajmi:

Një i ri kërcënon se do të hidhet nga një vinç rreth 50 metra të lartë në zonën e ish-stadiumit “Qemal Stafa”, ku është duke u punuar.

Siç raportohet, i riu është identifikuar si Erjon Selimaj. Ai ka treguar se është jetim dhe se shteti e ka lënë pa shtëpi dhe pa bukën e gojës.

Çfarë mësohet rreth këtij djali?

26 vjeçari Selimaj babain e ka të sëmurë mendor, ndërsa nënën e ka në Itali, edhe ajo e  ka braktisur.

Pas njoftimit se dkush ndodhet mbi vinc, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po tenton që të bindë të riun që të zbresë.

Roja i një parkingu është shoqëruar nga policia, për të mësuar si ka arritur që të depërtojë brenda stadiumit.

Në një lidhje telefonike me ReportTV, Selimaj ka akuzuar kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli se e ka paditur, dërguar në polici dhe futur në burg me akuzën se ka rrahur babain e tij, gjë që të cilën ai e hedh poshtë kategorikisht.

https://vid.me/R3qp