Burime nga Policia e Tiranës bën me dije se një djalë nga Fieri ka qëlluar me bombë “Molotov” selinë e qeverisë në Tiranë, pardje, më 24 korrik.
Lajmi nuk është përhapur deri në këto momente, ndoshta për “shkak sigurie”- siç interpreton rëndom policia.
I riu fierak Ardian Peshtanaku, ka ardhur nga Fieri ku banon, ka përgatitur bombën “molotov” dhe e ka vërvitur drejt selisë së qeverisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Por ora ka qenë 13.30, që i bie piku i vapës, kur nu kishte njerëz në rrugë.
Bomba ka shpërthyer, por nuk ka shkaktuar dëme.
Peshtanaku ka thënë në polici se këtë akt e ka kryer për shkak se “ka disa probleme që nuk po i zgjidhen” nga qeveria. “Jam i mërzitue me shtetin që nuk më zgjidh hallet”- ka thënë para policisë. Policia e arrestoi autorin e këtij akti.
Veritas.com.al/