Një i ri suedez është qëlluar fatalisht nga Policia e Suedisë teksa është parë që mbante një armë lodër në Stokholm. Viktima kishte sindromën Down dhe një formë të autizmit, sipas raporteve nga media suedeze.

Oficerët hapën zjarr mbi Eric Torell, 20, në përgjigje të asaj që e quajtën si një “situatë të rrezikshme”” ditën e  Enjte paradite.

Familja e tij e kishte njoftuar si ‘i humbur’ disa orë pasi kishte dalë nga shtëpia që në mëngjes.

Nëna e Eric, Katarina Söderberg, tha se lodra ishte një dhuratë dhe ajo e përshkroi të birin si “njeriu më i sjellshëm në botë”.

Veritas.com.al/